Ministrja Kushi pret kampionin Izmir Smajlaj: Ambasador i shkëlqyer i yni

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi, në takimin e zhvilluar me kampionin e Ballkanit, atletin Izmir Smajlaj, nënvizon se ai vazhdon të jetë një ambasador i shkëlqyer i yni, gjë të cilën e ka dëshmuar edhe kohët e fundit në disa gara ndërkombëtare.

“Atleti rekordmen Izmir Smajlaj vazhdon të jetë një ambasador i shkëlqyer i yni, pasi kohët e fundit ai ka bërë atë që di të bëjë më mirë: të shkëlqejë në gara ndërkombëtare dhe të lartësojë flamurin tonë kombëtar”,-shkruan ajo në një publikim në rrjetet e saj sociale.

”Medaljet e arta radhazi, në Vjenë, Stamboll dhe Beograd, e dëshmojnë atë si kampionin e padiskutueshëm të gadishullit Ballkanik që vazhdon të na bëjë krenarë”,- cilëson ndër të tjera Ministrja Kushi ndërsa i uron atij shumë mbarësi për në Lojërat Olimpike të “Tokyo 2021”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?