Miqësore mes “armiqve” të betuar, rezultati ishte 6 kartona të kuq (Video)

River Plate kundër Boca Juniors është sfida emblematike në kampionatin argjentinas që “gozhdon” mijëra teleshikues para televizionit. Kjo për arsyen se ndeshja mes tyre është një derbi që ndez gjithë qytetin e Buenos Aires.

Sa herë që këto ekipe luajnë me njëra-tjetrën, është e pamundur që të mos ketë kartona me shumicë dhe shumë prej tyre edhe të kuq. As ndeshja e luajtur mbrëmë nuk ka bërë përjashtim duke përligjur të gjithë ata që e kanë cilësuar si derbin më të zjarrtë në botë.

Kësaj here duhet të ishte ndryshe pasi përballja e tyre nuk kishte vlerë pikësh apo trofesh, por ishte një ndeshje miqësore që duhet të transmetonte frymën “Fair Play” në futboll.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe pse në letra luhej një miëqsore, në fushë vetëm ashtu nuk rezultoi. Arbitri i takimit u detyrua të nxirrte 6-të kartona të kuq, kjo për shkak të një zënke që prodhoi loja por që nuk ishte rasti i vetëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protagonist nuk ishin vetëm lojtarët, por edhe teknikët e skuadrave. Trajneri i Bocas, Guillermo Barros, asistenti i tij Gustavo dhe trajneri i River, Marcelo Gallardo, të gjithë u përjashtuan për një pushim 15-minutësh, një rregull i ri që është implementuar në futbollin argjentinas.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?