Miqësoret e Kombëtares, Bushi: Vukrri një prurje e rëndësishme
Trajneri i Kombëtares U21, Alban Bushi publikoi këtë të shtunë listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet miqësore ndaj Moldavisë dhe Ukrainës që kuqezinjtë e vegjël do t’i zhvillojnë në kuadër të përgatitjeve të Euro 2027. Tekniku foli për këto zgjedhje të tij ku risi është grumbullimi i Vokrrit nga skuadra e Ballkanit.
”Lista është pothuajse e njëjtë me ndeshjen e fundit ndaj San Marinos. Ka shumë pak ndryshime. Kemi dy mungesa shumë të rëndësishme si Zylyf Muça mbrojtës i djathtë dhe Enes Osmani mbrojtës i majtë, janë zëvendësuar nga Vokrri dhe disa të tjerë. Mendoj që Vokrri është një prurje shumë e rëndësishme e jona. Dua ta falënderoj që zgjodhi Shqipërinë. Është një lojtar shumë i mirë, mendoj që do na ndihmoj shumë”,-tha Alban Bushi.
Alban Bushi foli edhe për përgatitjet për Evropianin e 2027 ku Shqipëria është e kualifikuar automatikisht si skuadër e një prej vendeve organizatore
‘Janë shumë grumbullime të rëndësishme për ne. I shërbejnë gjatë gjithë kohës Europianit. Europiani e dimë se ka nivel shumë të lartë. Ekipet janë shumë të mirë, por edhe ne jemi shumë të fortë. Pavarësisht se jemi mundur edhe ndaj Gjermanisë dhe Zvicrës kemi treguar që kemi karakter, luftojmë deri në fund dhe jemi në lojë deri në fund. Nëse lufton dhe sakrifikon, ke dëshirë dhe qëllim për të arritur diçka nuk duhet të kesh frikë asnjë kundërshtar”.
KOHA JONË SONDAZH

