Miqësorja Monaco-Inter bëhet çështje, tifozëve zikaltër u ndalohen flamujt dhe banerat

Pas një stërvitjeje të parë brenda familjes, Interi do të nisë sonte realisht përgatitjet për sezonin e ri me miqësoren në “Louis II” kundër Monacos së Paul Pogba-s, skuadër që e mbylli në vendin e tretë në Ligue 1 sezonin e kaluar.

Megjithatë, atmosfera para ndeshjes nuk është aspak miqësore. Klubi francez ka publikuar një komunikatë në faqen e tij zyrtare ku “paralajmëron” tifozët zikaltër për mbylljen e sektorit të tifozëve miq dhe ndalon ekspozimin e fanellave, shallëve apo çdo aksesor tjetër me ngjyrat e Interit.

Për më tepër, tifozëve italianë u ndalohet të dalin jashtë “zonës neutrale”, me paralajmërimin se shkelja e këtij rregulli mund të çojë në përjashtim nga stadiumi ose madje në ndjekje ligjore.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale dhe ka irrituar klubin zikaltër, i cili, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për një miqësore, do t’i kërkojë Monacos shpjegime për një masë që duket e pakuptueshme. /Koha Jonw/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?