Miqësorja ndaj Kilit, Sylvinho preferon si titullar Rey Manaj

Kombëtarja shqiptare është gati për ndeshjen e parë të këtij viti.

Kuqezinjtë përballen me Kilin në “Ennio Tardini” të Parmës (Itali) për herë të parë në histori kundër kombëtares kiliane. Ekipi kilian mbetet ekip i fortë, pasi ka bërë ndeshje spektakolare ndaj Brazilit dhe Argjentinës.

Sylvinho ka zgjedhur titullarët e sotëm; Thomas Strakosha portier, teksa qendra e mbrojtjes formohet nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe Enea Mihaj, me 25-vjeçarin që rimerr vendin e Ismajlit. Nga krahët do jenë Mario Mitaj dhe Elseid Hysaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesfusha është e njëjta me atë të eliminatoreve. Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani. Pak më lart Nedim Bajrami. Në sulm rikthehet titullar Rey Manaj pas një kohe të gjatë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shqiperia (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Gjimshiti, Mihaj, Mitaj; Ramadani, Asllani Bajrami; Manaj, Asani, Seferi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?