Miqësorja ndaj Suedisë, tifozët shqiptarë do të “skuqin” stadiumin “Friends Arena”

Shqipëria luan të hënën miqësoren e dytë përgatitore në kuadër të Euro 2024. Kuqezinjtë e Sylvinhos duan të harrojnë humbjen 3-0 kundër Kilit. Të njëjtën gjë tentojnë edhe nordikët, të cilët u mposhtën 5-2 nga Portugalia.

Stadiumi ka një kapacitet prej 50 mijë vendesh, ndërkohë që shtypi sportiv suedez raporton se deri tani janë shitur rreth 19 mijë bileta.

Një pjesë e konsiderueshme e të cilave të blera nga tifozët shqiptarë. Shqipëria do të sfidojë Suedinë për herë të gjashtë në histori. Që përkon me të dytën miqësore. Tri fitore vikingët, një barazim dhe një fitore nga Kombëtarja Jonë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?