Mitaj: Nuk kam frikë për t’u transferuar te Juventusi, Kulusevski më përgëzoi

Mitaj intervistë me gazetarin Klaudio Ndreca në "Koha Shtesë"

Mario Mitaj po kalon një nga momentet më të mira në karrierën e tij. Mbrojtësi i Kombëtares në një intervistë për Koha Shtesë, foli për shumë tema, nga Kombëtarja te interesimi i Juventusit.

“Kam një lidhje të ngushtë me Armando Brojën. Për mua Broja është një lojtar i nivelit shumë të lartë. Besoj se është një lojtar që mund të bëjë diferencën në fushë. E pamë edhe kundër Kilit dhe Suedisë, një rast që nuk na dhanë penallti, por mund të kishte përfunduar ndeshja 0-1 për ne.

Besoj se do të jetë protagonist nëse vjen në Euro24 dhe shpresoj se do të vijë. Dëmtimi që ka pasur, e ka kaluar, problemi është vetëm që të ketë sa më shumë minuta për të fituar aspektin fizik, ky është problemi i vetëm. Kam biseduar për shumë gjëra me Brojën, edhe për Europianin. Normal që po i ruaj asistent për Europian për Brojën. Ishte offside asisti që i dhashë me Suedinë, pasi do të jetë i rregullt në Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas ndeshjes me Suedinë, Kulusevski erdhi dhe më përgëzoi, më tha se kisha luajtur shumë mirë. Unë dua që t’i zbardh fytyrën Silvinjos, më ka besuar shumë dhe dua që t’ia shpërblej. Nga fakti që po luaj titullar te Shqipëria më besuan edhe te Lokomotiva në Rusi, ndryshe do të isha në stol atje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Juventusi? Gazetarët i fryjnë gjërat pak më shumë. Unë e dija se disa pjesëtarë të Juventusit dhe klubeve të tjera do të më shihnin në ndeshjen kundër Kilit. Por nuk e di nëse do të jetë Juventusi apo ndonjë klub tjetër në të ardhmen, megjithatë unë jam gati, e shoh veten gati, nuk kam frikë”, tha Mitaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?