Mitaj rikthehet në skuadër te Al Ittihad, trajneri Conceicao merr vendimin
Mario Mitaj pritet të rikthehet sërish në planet e Al Ittihad, pas një periudhe të vështirë ku ka gjetur pak hapësira në formacion. Mbrojtësi shqiptar ka zhvilluar vetëm 7 ndeshje në këtë sezon të kampionatit arab, ndërsa në katër takimet e fundit trajneri Conceição e kishte lënë jashtë listës së grumbullimit.
Sipas raportimeve të mediave, Mitaj do të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës ndaj Al Qadsiah, me teknikut portugez që pritet ta përfshijë sërish në skuadër. Ende mbetet e paqartë nëse ai do të aktivizohet me minuta në këtë përballje, por rikthimi në grup përbën një sinjal pozitiv për të ardhmen e tij.
Mungesa e Mitajt është ndjerë shpesh në krahun e mbrojtjes, ku Al Ittihad ka hasur vështirësi në balancë dhe siguri. Gjithçka tregon se Conceição ka ndryshuar qasje dhe është gati t’i japë një tjetër mundësi futbollistit shqiptar për të rikthyer besimin dhe vendin e tij në ekip.
KOHA JONË SONDAZH

