Mitrovic: Të lumtur që luajmë në Leskovac, synojmë rezultat pozitiv

 Kapiteni i Serbisë, Aleksandër Mitroviç, do ta nisë nga minuta e parë në ndeshjen e së shtunës kundër Shqipërisë në Leskovac, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Lajmin e konfirmoi vetë trajneri Dragan Stojkoviç gjatë konferencës për shtyp, ku sulmuesi ishte i pranishëm përkrah tij. Sulmuesi i Al-Hilal foli me entuziazëm për stadiumin dhe mbështetjen e tifozëve serbë:

“Mendoj se jo vetëm mua, por të gjithë ekipit na pëlqen stadiumi në Leskovac, atmosfera dhe përkrahja që marrim që nga nxehmja e deri në fund të ndeshjes. Marrim duartrokitje dhe jemi të lumtur kur luajmë këtu. Shpresoj të vazhdojmë me rezultate pozitive që na japin besim dhe energji.”

Mitroviç foli edhe për gjendjen e tij fizike, duke pranuar se është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi që e kishte shqetësuar prej disa ndeshjesh: “Tani ndihem shumë mirë. Kam luajtur 5-6 ndeshje, kam gjetur formën, kam shënuar dhe asistuar. Shpresoj ta vazhdoj këtë ritëm edhe nesër, nëse trajneri më jep mundësinë të luaj,” tha ai, përpara se Stojkoviç të konfirmonte se kapiteni do të jetë titullar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas deklaratës së sulmuesit, trajneri  Serbisë u shpreh shkurt: “Natyrisht që do të jetë në fushë. Mitroviçi është kapiteni ynë dhe është rikthyer në formën e tij më të mirë. Këtë e ka treguar në stërvitje dhe do të jetë një nga pikat tona më të forta kundër Shqipërisë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?