Miura nuk dorëzohet, gjen klub të ri në moshën 58 vjeç

Kazuyoshi Miura vazhdon të sfidojë kohën. Ish-sulmuesi i Genoas, i cili do të mbushë 59 vjeç në shkurt, ka njoftuar se do të vazhdojë karrierën e tij si futbollist, duke u transferuar në formë huazimi te Fukushima United, klub që militon në ligën e tretë japoneze.

“Pasioni im për futbollin nuk ka ndryshuar, pavarësisht moshës”, ka deklaruar ish-futbollisti i përfaqësueses japoneze, një ikonë e vërtetë në vendin e tij, ku njihet me nofkën “Re Kazu”.

Sezonin e kaluar Miura regjistroi shtatë paraqitje me Atletico Suzuka, skuadër e kategorisë së katërt në Japoni, e cila në fund të kampionatit u rrëzua në ligën rajonale. Në vitin 2024 ai ishte rikthyer në Japoni pas një eksperience në Evropë me Oliveirense, klub i ligës së dytë portugeze, ku luajti i huazuar nga Yokohama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karriera e Miurës është ndër më jetëgjatat dhe më të veçantat në historinë e futbollit. Ai debutoi në vitin 1986 me Santosin në Brazil dhe gjatë rrugëtimit të tij ka luajtur në Japoni, Itali, Kroaci dhe Australi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me kombëtaren japoneze debutoi në vitin 1990, duke grumbulluar 89 ndeshje dhe 55 gola, por mbeti jashtë listës për Botërorin e vitit 1998, që ishte paraqitja e parë historike e “Samurajve Blu” në një Kupë Bote. Ndeshjen e fundit me fanellën e Japonisë e zhvilloi në vitin 2000.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?