“Mjeshtër i gafave”, Harry Maguire u vetofrohet 5 skuadrave në Seria A
Harry Maguire mund të transferohet në Serie A që në merkaton e janarit. Mbrojtësi anglez po gjen shumë pak hapësira te Manchester United, me vetëm dhjetë paraqitje sezonale mes kampionatit dhe kupave, ndërsa prej nëntorit nuk ka luajtur për shkak edhe të dëmtimeve. Me kontratën që i skadon në fund të sezonit, largimi nga “Djajtë e Kuq” duket gjithnjë e më i pashmangshëm.
Në Itali, Milani dhe Roma po kërkojnë një mbrojtës me eksperiencë, por ende nuk ka kontakte konkrete. Edhe Napoli mbetet një pistë e mundshme, falë marrëdhënieve të mira me United, ndërsa Interi pritet ta vlerësojë situatën vetëm në verë. Maguire është propozuar edhe te Fiorentina, por kostot janë të larta.
Pas një aventure të vështirë në Angli, të shoqëruar me kritika dhe gabime, 33-vjeçari kërkon një rilindje profesionale, ndoshta pikërisht në kampionatin italian.
KOHA JONË SONDAZH

