MLS i shkel syrin yllit të Arsenalit, pason Rooney?

DC United nuk i ndahet futbollistëve që aktivizohen në kampionatin më të fortë në planet, Premier League angleze.

Skuadra amerikane do të humbasë shërbimet e Ëayner Rooney në fund të vitit dhe i duhet të gjej zëvendësuesin e tij. Anglezi ka arritur akordin për të qënë trajner dhe lojtar i skuadrës Derby Country në Championship dhe për këtë, DC ka nisur punën për të mbushur hapësirën e lënë bosh prej tij.

E sipas asaj që shkruan “Sunday Express”, në krye të dëshirave të amerikanëve është ylli i Arsenalit, Mesut Ozil. Futbollisti i dytë më i paguar në Angli, pas Alexis Sanchez me 350 mijë paund të javë, Ozil mund të bëhet lojtari i radhës që pranon kalimin në MLS Soccer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kartoni i tij vlerësohet me rreth 25 milionë euro, pretendime që mund të ulen, duke parë edhe se në kontratën e tij kanë mbetur edhe 2 vite. Gjithsesi, rreth kësaj çështje pritet të kemi të reja në ditët e ardhshme, por pas sulmit të ditëve të fundit, Ozil mund ta mendojë seriozisht një largim nga Londra.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?