Modriç bëhet lojtari më i vjetër që shënon në Serinë A

Luka Modric (40 vjeç e 5 ditë) është mesfushori më i vjetër që shënon gol në historinë e Serie A, duke tejkaluar rekordin e vendosur nga Nils Liedholm, gjithashtu për AC Milan (38 vjeç e 169 ditë më 26 mars 1961, kundër Interit).

Ylli kroat analizoi natën e tij historike: “Ne fituam dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Tani po përqendrohemi në ndeshjen tjetër. Shpresoj të mos më kujtoni moshën time herën tjetër. Po bëj shaka. Ne luftuam si ekip dhe ndeshje pas ndeshjeje do të bëhemi gjithnjë e më të mirë ndërsa njihemi më mirë me njëri-tjetrin. Dhe me kthimin e disa lojtarëve, do të jemi edhe më të fortë.”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?