Modric: Mbappe do të fitojë disa “Topa të Artë”

Në një deklaratë të dhënë për “Telefoot”, Luka Modric thuri elozhe për Kylian Mbappe, shokun e tij te skuadra e Realit.
“Ai është një nga lojtarët më të mirë në botë. Në fushë bën çdo gjë me shumë lehtësi. Kjo është diçka që e kam parë rrallë. Përpos rezultatit apo faktit që e kisha kundër, ajo që më ka bërë më tepër përshtypje është personaliteti i Mbappe.
Ai është një djalë i jashtëzakonshëm, shumë i përulur, gjithmonë i gatshëm për të bërë shaka. Jam i sigurt se ai do të jetë ndër favoritët për të fituar jo një, por disa ‘Topa të Artë’”, deklaroi kroati 41-vjeçar.