Moment i fortë në “Maratona e Tiranës”, fituesi i 42 kilometrave është një qytetar nga Ukraina
Fituesi i 42 kilometrave në Maratonën e Tiranës, është një qytetar nga Ukraina. Ai mori pjesë së bashku me 2500 qytetarë të tjerë.
Gara e sotme është e ndarë në katër kategori: “Marathon” gara e plotë që i dedikohet profesionistëve, “Half Marathon”, për ata që duan të sfidojnë veten, “Tirana 10K” ku garojnë kryesisht të apasionuarit pas maratonave, por jo profesionistë dhe kategoria “We Too” që është gara për personat me aftësi ndryshe. Secila kategori ka çmimet përkatëse.
Edhe e arta Luiza Gega doli fituese. Kampionia europiane e atletikës fitoi gjysmë maratonën e Tiranës, duke thyer edhe rekord kombëtar. Gega ka përshkruar 21 km për 70 minuta dhe 18 sekonda duke lënë pas rivalët e saj në këtë garë.