Moment prekës para Tirana-Flamurtari, në kujtim të vajzës së Fredi Alvarez

Para startit të ndeshjes Tirana–Flamurtari, e vlefshme për javën e 21-të të Abissnet Superiore, u regjistrua një moment prekës që preku gjithë ambientin sportiv.

Takimi nisi me një minutë heshtje në nderim të vajzës 9-vjeçare të futbollistit bardheblu Fredi Alvarez, e cila u nda nga jeta një ditë më parë. Lojtarët e të dyja skuadrave, së bashku me stafet teknike, vendosën kurora me lule pranë tribunës qendrore të stadiumit, duke shprehur solidaritetin dhe mbështetjen për familjen e futbollistit.

Gjatë ceremonisë përkujtimore, në shkallët e stadiumit u shpalos edhe një pankartë nga tifozët e Tiranës, si shenjë respekti dhe ngushëllimi për humbjen e rëndë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo përballje ishte planifikuar fillimisht të zhvillohej të shtunën, por u shty me vendim të Federatës Shqiptare të Futbollit, pas ngjarjes tragjike që goditi familjen e lojtarit bardheblu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?