FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

E BUJSHME/ Juventus grumbullon portierin shqiptar Huli për sfidën ndaj Napolit

Juventusi dhe Napoli përballen sot në orën 18:00 në Torino, në një nga ndeshjet më të pritura të raundit të 22-të të Serie A.

Në prag të kësaj supersfide, vëmendja bie edhe te prania e lojtarëve me origjinë shqiptare. Për këtë duel, stafi teknik ka në dispozicion dy emra shqiptarë, duke rritur kështu përfaqësimin kuqezi në një nga skenat më të mëdha të futbollit italian.

Veç Edon Zhegrovës, i cili figuron mes alternativave për këtë përballje, në listë është përfshirë edhe Raffaele Huli. Portieri 17-vjeçar është pjesë e Juventusit U-20 dhe për herë të parë ka marrë besimin për të qenë me ekipin e parë në një ndeshje kaq të rëndësishme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si rrjedhojë, përballë Napolit, Juventusi do të ketë tre portierë të gatshëm: Di Gregorio, Perin dhe talentin e ri Raffaele Huli, i cili konsiderohet një nga projektet premtuese të klubit bardhezi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Huli është produkt i akademisë së Juventusit dhe ka qenë pjesë e Kombëtares shqiptare U-19, me të cilën ka regjistruar katër paraqitje, duke konfirmuar potencialin e tij për të ardhmen.

Mund të jetë një grafik i futboll dhe teksti që thotë "4 5 6 SERIE A ENILIUE J บร US 25 JAN I1 H.18:00 SQUADLIS AD/IST™ 1 PERIN 17 ADZIC 3 BREMER 1B KOSTIC GATTI 19 THURAM LOCATELLI 20 OPENDA KELLY 21 MIRETTI 7 CONCEICAO 22 MCKENNIE B KOOPMEINERS 25 JOAO MARIO 10 YILDIZ 27 CAMBIASO 11 ZHEGROUA 30 DAUID 15 KALULU 32 CABAL 16 DI GREGORIO 49 HULI ぜ ( eep POWERED B Juue, storia Bianco Biancoch Coro he juun,"

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?