Momente ankthi për Del Pieron, shtrohet me urgjencë në spital

Momente ankthi për Alessandro Del Piero por jo për shkak të pandemisë së koronavirusit. Legjenda e Juventusit ka pasur probleme me gurët në veshka dhe është shtruar në një spital të Los Angelos në SHBA, vend në të cilin kalon një kohë të konsiderueshme.

“Ende nuk besoj se si një gjë e vogël prej 3 mm mund të të bëjë kaq keq“, shkruan ish-kapiteni i bardhezinjve në “Instagram”. Për fat të mirë gjendja e tij nuk është serioze, teksa kanë vërshuar mesazhet inkurajuese.

Del Piero do të qëndrojë disa ditë në spital për të pushuar dhe më pas mund t’i rikthehet jetës normale.

SHKARKO APP