Momente frike në Sarandë! Shembet tarraca, tifozët rrezikojnë jetën për ekipin e zemrës

Tifozët e Butrintit kanë rrezikuar jetën për të ndjekur ekipin e zemrës.

Me rregullat, për parandalimin e përhapjes së Covid-19, në stadium lejohen vetëm 20 tifozë. Por gjatë ndeshjes së ditës së sotme mes F.K Butrinti  dhe Labërisë, e vlefshme për Kategorinë e Dytë të futbollit, një grup tifozësh janë aksidentuar.

Ata po e ndiqnin ndeshjen nga një tarracë afër stadiumit, ndërsa ajo është shembur duke plagosur lehtë shumicën prej tyre.

Tifozët kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe mësohet se nuk kanë patur dëmtime serioze. /Ora News

Momente frike në Sarandë! Shembet tarraca, tifozët rrezikojnë jetën për ekipin e zemrës

SHKARKO APP