Momente frike te Ajax, Blind rrëzohet në tokë pas problemeve në zemër

Daley Blind kalon të tjera momente frike. Mbrojtësi i Ajax, në minutën e 79 të miqësores me Hertha Berlin në “Johan Cruijff Arena”, është rrezuar në tokë në zonën e penalltisë pasi është ndjerë keq, duke lënë në ankth 6mijë spektatorët që ishin prezentë në shkallët e stadiumit.

Futbollisti është ndihmuar menjëherë nga stafi mjekësor e, pasi kaloi frika, është larguar nga fusha me këmbët e tij. Diçka e ngjashme i kishte ndodhur holandezit edhe dhjetorin e kaluar.

Shoqëria do të kryejë tashmë kontrolle të reja klinike, por nuk e ka për herë të parë këtë lloj situate. Në dhjetor 2019, kur ende mbante veshur fanellën e Manchester United, mbrojtësi ka patur të njëjtin shqetësim në një sfidë të Champions League kundër Valencias. Ekzaminimet në atë kohë evidentuan një inflamim të muskulit kardiak e holandezit i është vënë një defibrilator në trup.

SHKARKO APP