Momenti historik, Dardanët sfidojnë temperaturat e ulëta dhe përgatiten për play-off-in vendimtar kundër Turqisë
Kombëtarja e Kosovës vijon përgatitjet për finalen e madhe të “play-off”-it për Botërorin 2026 kundër Turqisë, që zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri” (Prishtinë). Pavarësisht temperaturave të ulëta, reshjeve të shiut dhe fjollave të borës, Dardanët kanë treguar përkushtim maksimal dhe vullnet të lartë në stërvitjen e radhës.
“Atmosfera në ekipin kombëtar është shumë pozitive, teksa gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë fizike dhe plotësisht të gatshëm për sfidën më të rëndësishme në historinë e futbollit tonë”, shprehet Federata e Futbollit të Kosovës sot në rrjetet sociale.
Lojtarët janë optimistë dhe të motivuar, duke e konsideruar praninë e tifozëve në stadium një faktor të madh mbështetës. Finalja e play-off-it është një hap vendimtar drejt Botërorit 2026, dhe ekipi i Kosovës synon të japë maksimumin për të siguruar një rezultat historik.
Ndeshja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45 në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, ku të gjitha biletat u shitën sapo dolën në shitje.
KOHA JONË SONDAZH

