FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ndryshime në listën e Kombëtares, largohen Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani

Kombëtarja shqiptare u nis sot drejt Valencias, ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen ndaj Ukrainës më 31 mars. Dy nga lojtarët e skuadrës nuk do të udhëtojnë drejt Valencias: Arlind Ajeti dhe Ylber Ramadani.

Arlind Ajeti u zëvendësua gjatë pjesës së parë të ndeshjes Poloni – Shqipëri dhe, sipas vlerësimeve të para, ka pësuar një luksacion të shpatullës së majtë (scapolo-humerale).

Për këtë arsye, ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e ardhshme dhe do të kthehet në klub për vlerësimet përkatëse. Ndërkohë, Ylber Ramadani do të kthehet në shtëpi, pasi pret të bëhet baba dhe kërkoi leje të jetë pranë familjes së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?