Momenti kur Stanislas turpëroi mbrojtësin më të shtrenjtë në botë (VIDEO)

Harry Maguire la Leicesterin një vit më parë për t’iu bashkuar Manchester Unitedit në një transferim të realizuar për shumën e 91.7 milionë eurove, shifër kjo më e larta e paguar për një mbrojtës në historinë e futbollit.

Megjithatë në sezonin e tij të parë te “Djajtë e kuq”, 26-vjeçari anglez nuk ia ka dalë të justifikojë aspak shifrën e shpenzuar për kartonin e tij, pasi jo vetëm që nuk ka bërë diferencën, por ka bërë edhe shumë gabime.

Ditën e djeshme Manchester United mposhti Bournemouth me rezultatin 5-2, teksa vendasit ishin të parët që kaluan në avantazh me anë të sulmuesit 30-vjeçar Stanislas.

Ai i kaloi topin poshtë këmbëve, ndërkohë që më pas i vetëm përballë De Gea-s e kishte të thjeshtë për të realizuar.

SHKARKO APP