Monaco ndal PSG ne “Parc De Prince”
Një penallti e Cavanit në minutën e 80-të nuk i mjaftoi PSG për të marrë fitoren në javën e 22-të të Ligue 1 ndaj Monacos, pasi skuadra monegaske me këtë gol në të 93-tën të Silvas ruajti jo vetëm diferencën me PSG në renditje por dhe vendin e parë që gjithsesi e ndan me Nice.
Në “Parc De Prince” ndeshja nisi me një të ftuar të veçantë, brazilianin Ronaldinho që shkelmoi topin e parë nga qendra. Parizienët patën rastet më të mira në pjesën e parë me Cavanin por Subasic bëri mjaft mirë detyrën. Ndërkohë që në pjesën e dytë Monaco u përpoq të reagonte me Falcaon, megjithatë pa pasur shumë qartësi përpara portës. Në të 80-tën dhe momenti vendimtar kur PSG fitoi një 11-metërsh që u shndërrua në gol nga Cavani.
Fitorja dukej e sigurt për PSG por Monaco nuk u dorëzua dhe atëherë kur pakkush e priste arriti të gjejë dhe golin e barazimit me goditjen e fuqishme të Silvas, që lë në vendin e parë formacionin e Jardimit.
KOHA JONË SONDAZH

