Morata e nis “keq” aventurën te Milani, njofton ndarjen nga bashkëshortja

Futbollisti i Milanit, Alvaro Morata, ka njoftuar prishjen e marrëdhënies së tij me Alice Campello. Sulmuesi spanjoll është shprehur se tashmë ka ardhur koha të ndahet nga nëna e katër fëmijëve që kanë së bashku.

“Nuk ka munguar respekti, por ka pasur shumë keqkuptime. Pas disa kohësh reflektimi, unë dhe Alice morëm vendimin t’i ndajmë rrugët tona. Një marrëdhënie e mrekullueshme dhe e respektuar, në të cilën e deshëm dhe e ndihmuam shumë njëri-tjetrin.

Ishin vite të mrekullueshme, fryt i të cilave janë katër fëmijët tanë, të cilët janë padyshim gjëja më e mirë që kemi bërë.

Është një vendim i dhimbshëm, ndaj kërkojmë respekt dhe ndjeshmëri. Mos shpikni histori për asnjë minutë, për t’u vënë në qendër të vëmendjes, sepse e përsëris: nuk ka munguar respekti në asnjë moment, vetëm ka pasur shumë keqkuptime të vazhdueshme që pak nga pak i konsumojnë gjërat.

Alice do të ketë gjithmonë një vend të veçantë në zemrën time. Gjithçka që kaluam së bashku ishte e pabesueshme, një përvojë e shkëlqyer mësimi”, ka shkruar Morata në rrjetet sociale.

 

 

 

SHKARKO APP