Morata flet si milanist: Do vrapoj si qen për të ndihmuar shokët e mi!
Alvaro Morata ka folur sot për herë të parë si lojtari i Milanit. Kapiteni i Spanjës është gati për aventurën e re me kuqezinjtë.
“Dua të fitoj, teksa sa u përket golave jam i interesuar deri në një farë pikë për të shënuar. Kjo skuadër i ngjan Spanjës në stilin e lojës. Është një Milan plot cilësi.
I thashë menjëherë po ofertës, edhe për faktin që në vitet e fundit asnjë klub nuk ka shfaqur kaq shumë interesim për mua. Kisha edhe mundësi të tjera për t’u rikthyer në Itali.
Këto janë vitet e fundit të karrierës sime, por më të mirat sepse kam arritur pjekurinë e duhur. Eliminimi i Interit në Champions gjatë sezonit të kaluar ishte një kënaqësi e madhe.
Kur më thirri Ibra, drejtuesit dhe trajneri, u binda menjëherë. Asnjë ekip nuk më donte kaq shumë. Ibra është një pikat e mia të referimit, është nder të jem këtu përkrah tij.
Dua të fitoj me Milanin, nuk më intereson të shënojmë 50 apo 60 gola, duhet të fitojmë së bashku. Në këtë ekip ka shumë lojtarë të shkëlqyer që mund të na japin mundësinë të shënojmë shumë gola. Unë nuk premtoj tituj, por do të vrapoj si qen për të ndihmuar shokët e mi”, tha Morata, i cili më parë ka luajtur me Juventusin.