Morata thyen heshtjen, zbulon arsyen pse u ndaj nga Alice Campello

Alvaro Morata dhe Alice Campello konfirmuan ndarjen e tyre përmes rrjeteve sociale, pas 8 vitesh bashkë dhe 4 fëmijëve të sjellë në jetë si çift.

Rrjetet sociale janë mbushur me komente, pretendohet se ka pasur një lloj tradhtie nga ana e lojtarit të Milanit, diçka që sulmuesi iberik e ka mohuar kategorikisht për gazetarin Javier de Hoyos: “Është diçka e rreme. Nuk kam qenë kurrë jobesnik ndaj saj. Ajo është gruaja më e rëndësishme e jetës sime”.

Futbollisti nga Madridi është hapur në programin e TVE, “De Corazón”, ku ka siguruar se vendimi është marrë: “Jam shumë i qartë, marrëdhënia jonë si çift ka mbaruar … Ruajmë një marrëdhënie të shkëlqyer për mirëqenien e 4 fëmijëve tanë, edhe pse nuk ka kthim prapa”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Të dy ishim të qartë se preferonim ta ndërprisnim marrëdhënien si çift. Alice donte të qëndronte në Spanjë, nuk donte një lëvizje tjetër. Unë, sikurse e dini, zgjodha Milanin për ta vazhduar karrierën”, shtoi Morata.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?