Moratti: Conte ka ADN-n e gabuar, Icardi më i mirë se Lukaku

“Conte është i mirë, është e dukshme që është i zoti”. Massimo Moratti është entuziast për trajnerin e ri të Interit teksa e shpjegon mendimin e tij në një bisedë me tifozët në një video të publikuar nga Gazzetta di Modena: “Skuadra luan ndryshe, jo horizontalisht si vitin e kaluar. Gjithsesi nuk i ka lojtarët të gjithë për momentin “. Pastaj ai bën shaka për të kaluarën e e trajnerit te Juventusi: “E vërtetë, ADN-ja e tij është shumë e keqe”.

 

Ish-presidenti u ngacmua nga tifozët edhe për në çështjen Icardi: “Nuk e di se si do të përfundojë, por është më i mirë se Lukaku. Unë e njoh atë. E cilësojnë si një mostër, por është një djalë shumë i mirë, gjithmonë ka qenë shumë profesionist. Ndikimi i Wandës? Nuk duhen bërë shpikje për bashkëshorten, kanë pasur mosmarrëveshje. Nuk di se si ta justifikoj ndryshe këtë histori”. /Koha Jone/

SHKARKO APP