Moratti: Conte më shumë se trajner, Lukaku-n se besoja kaq të fortë!

Interi po kalon një moment fantastik, teksa udhëheq kampionatin në Seria A me 6 pikë më shumë se Milani. Ish-presidenti legjendar i klubit zikaltër, Massimo Moratti ka folur rreth momentit fantastik të skuadrës së zemrës dhe trajnerit Antonio Conte dhe Romelu Lukakut.

“Fitorja në derbi ishte vendimtare. Milani po bën mirë, por diferenca prej 6 pikësh i jep siguri Interit. Zikaltrit e kanë karakterin dhe inteligjencën për të fituar titullin. Klubi ka disa probleme dhe Conte ka mbetur disi i izoluar. Antonio po bën gjëra të jashtëzakonshme, roli i tij e tejkalon atë të trajnerit. Ka merita të mëdha, teksa duhet të shohë vetëm nga e ardhmja.

Lukaku? Të jem i sinqertë, unë nuk e kisha menduar se është kaq i fortë, por ai është një djalë i zgjuar. Romelu është përmirësuar shumë, tani është një futbollist i shkëlqyer dhe një pikë referimi për skuadrën“, deklaroi Moratti.

SHKARKO APP