Moratti: E rrezikshme të rinisë kampionati, të mendohet për sezonin tjetër

Teksa në Itali po mendojnë për rifillimin e kampionatit, teksa ende nuk ka një datë zyrtare, vjen një reagim nga Masimo Moratti. Ish-presidenti i Interit është shprehur kundër jë rifillimit të sezonit, që sipas tij do të ishte rrezikshëm.

“Duhet të mendojmë më shumë për sezonin pasardhës, rifillimi i këtij më duket i rrezikshëm, madje humbje kohe. Me durim të pafund dhe me shpirtin e sakrificës do ta kalojmë këtë moment kundër një armiku të padukshëm.

Duhet të ndjekim mjekët për të bërë zgjedhje të zgjuara. Kualiteti i një qyteti si Milano nuk do të zhduket. Qyteti do të ringrihet, koronavirusi mund të ndryshojë disa sektorë, jo vetëm futbollin. Shumë vende kanë marrë një goditje të rëndë. Ky është një leksion, i pavullnetshëm, që na tregon se duhen ndryshuar disa gjëra”, u shpreh Moratti. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP