Moratti rrëfen dy gabimet e tij tek Interi, janë Messi dhe Pirlo
Ish-presidenti i zikaltërve, Massimo Moratti, në një intervistë të dhënë për “Radio Serie A” dhe është rrëfyer për merkaton e shumë viteve më parë, kur ishte pranë transferimit të Lionel Messit.
“Messi? Është e vërtetë, ne ishim afër ta merrnim kur ishte 19 vjeç. E kisha parë gjatë mëngjesit në shtëpi me ekipin argjentinas U19, ai e fitoi ndeshjen i vetëm. Më kishte bërë përshtypje me karakterin dhe klasin e tij. Kishte gazetarë që më pyetën se çfarë mendoja, nëse preferoja atë apo Ronaldinhon.
Unë u përpoqa, gjeta kontaktin dhe diskutova, por Barcelona ishte kujdesur mirë për të dhe sigurisht nuk kishte shanse ta lejonte të largohej. Ai filloi të më dërgonte çdo vit fanellën e tij.
Keqardhja më e madhe? Keqardhja ndonjëherë nuk lidhet me gabimin, por me pamundësinë. Mbajtja e Pirlos në skuadër ishte njëri rast, apo trajnerë që mund t’i kisha trajtuar më mirë apo më keq”, është shprehur Moratti.
KOHA JONË SONDAZH

