Mori ilaçet e gruas së tij, mbrojtësi i Athletic Bilbaos pezullohet 9 muaj për doping!

Yeray Alvarez of Athletic Club with the ball during the LaLiga EA Sports match between Athletic Club v Deportivo Alaves at Estadio San Mames on May 11, 2025 in Bilbao, Spain.,Image: 998881905, License: Rights-managed, Restrictions: Usage restrictions: Advertising and promotion,Commercial electronic,Consumer goods,Direct mail and brochures,Indoor display,Internal business usage,Personal use, Model Release: no, Credit line: Cesar Ortiz Gonzalez / Alamy / Profimedia

UEFA ka pezulluar për nëntë muaj mbrojtësin e Athletic Bilbaos, Yeray Álvarez, pasi në organizmin e tij është gjetur një substancë e ndaluar. Megjithatë, në komunikimin zyrtar dërguar klubit, UEFA ka pranuar se futbollisti nuk kishte synim të përdorte doping, duke sqaruar se bëhej fjalë për një rast të lidhur me mjekimin e partneres së tij për rënien e flokëve.

Álvarez shpjegoi se i gjithë problemi nisi për shkak të një keqkuptimi rreth trajtimit të alopecisë. Futbollisti kujtoi se në vitin 2016 kishte kaluar kimioterapi, pas së cilës flokët i ishin dobësuar ndjeshëm. Me rekomandim mjekësor, që nga viti 2022 ai përdorte një trajtim të kombinuar me pilula dhe sprej për flokët.

Incidenti ndodhi para ndeshjes me Manchester Unitedin: “Partnerja ime, Naja, nisi të përdorte të njëjtin trajtim në dhjetor. Një mbrëmje më kishte mbaruar pilula ime dhe mora të sajën, duke menduar se ishte identike. Mendonim se të dyja përmbanin minoxidil, por më vonë doli se ilaçi i saj kishte një substancë të ndaluar,” deklaroi mbrojtësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Álvarez shtoi se nuk kishte përdorur asnjëherë substanca për të përmirësuar performancën sportive dhe kërkoi ndjesë klubit dhe tifozëve: “Dua të kërkoj falje klubit, shokëve të skuadrës dhe tifozëve. Këto muaj kanë qenë shumë të vështirë, jo vetëm për mua, por në një farë mënyre edhe për të gjithë ju.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?