Mori super ofertë nga Katari, Gjimshiti merr vendimin për të ardhmen

Berat Gjimshiti në ditët e fundit ka qenë në qendër të merkatos, pas nnjë ofertë të marrë nga Al-Rayyan.

Ekipi nga Katari i ofroi kapitenit të kuqezinjve një kontratë 3-vjeçare dhe plot 4 milionë euro në sezon. Por kësaj ofertë sipas mediave në Itali bëhet me dije se mbrojtësi i ka thënë “jo” një transferimi të mundshëm në Katar.

Gjimshiti ka vendosur që të qëndrojë te Atalanta dhe të jetë sërish protagonist me bergamaskët në arenën europiane.

Kujtojmë se në maj të këtij viti ia doli të fitojë trofeun e Europa League me ekipin italian, ndërsa tashmë do të ketë mundësinë të luajë në Champions League.

SHKARKO APP