Mourinho dhe Flick, dy trajnerët që po vendosin nën presion Tuchel te Bayerni
Në shtëpinë e Bayern Munich ka paqartësi për të ardhmen e trajnerit Thomas Tuchel. Tekniku gjerman ka përfunduar nën akuzë, prej kohësh po sulmohet nga tifozët, por ka pasur në krahë lojtarët dhe drejtuesit.
Situata po ndryshon me shpejtësi pas humbjes kundër Bayer Leverkusen dhe mbi të gjitha pas humbjes së pësuar kundër Lazio-s në Champions League.
Tuchel është në fije të perit, kërkohet një kthesë e fortë duke nisur nga dy sfida e radhës kundër Bochum dhe Leipzig. Në raste të tilla, ku një trajner është në dyshim të fortë, nuk mungojnë as alternativat, zëvendësuesit e tij të mundshëm.
Për momentin dy janë emrat më të rëndësishëm që po qarkullojnë, Jose Mourinho dhe Hansi Flick. Rikthimi i Flick është një pistë konkrete, por për teknikun gjerman interesohet edhe Barcelona. Tuchel është i paralajmëruar se çfarë e pret nëse ekipi nuk rikthehet shpejt te rezultatet pozitive.
KOHA JONË SONDAZH

