Mourinho: Gabova që shkova te Fenerbahce nuk ishte në nivelin tim kulturor dhe futbollistik!

Jose Mourinho është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i Benficës, duke u rikthyer në klubin ku nisi karrierën e tij para 25 vitesh. Vetëm tre javë pas largimit nga Fenerbahçe, pas eliminimit pikërisht nga Benfica në play-off të Ligës së Kampionëve, portugezi i famshëm është ulur sërish në stolin e një skuadre të madhe.

Në konferencën e tij të prezantimit, Mourinho ka habitur opinionin publik me deklaratat për ish-klubin turk:

“Kam pasur një karrierë të pasur, duke drejtuar klubet më të mëdha në botë. Por kam bërë një zgjedhje të gabuar. Nuk pendohem, sepse pendesa nuk të sjell gjë, por duhet të jemi të vetëdijshëm për gabimet. Gabova që shkova te Fenerbahçe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ishte niveli im kulturor dhe as futbollistik. Sigurisht që dhashë gjithçka deri në fund, por largimi ishte i pashmangshëm. Tani, kthimi im te Benfica është kthim në nivelin tim, të drejtoj klubet më të mëdha të botës,” u shpreh Mourinho.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto fjalë pritet të nxisin reagime të forta nga tifozët e Fenerbahçes, të cilët e kishin pritur portugezin si një hero dhe nuk e prisnin një deklaratë të tillë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?