Mourinho: Jeta ime në Manchester është katastrofë

Tekniku Jose Mourinho thotë se të jetojë vetëm në Manchester është kthyer në një katastrofë për të.

53-vjeçari ka jetuar në një hotel të qytetit të Manchester që kur u zgjodh trajner i Djajve të Kuq.

Ai është ankuar edhe për fotografët që e gjëmojnë gjatë gjithë kohës.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Unë dua të kaloj rrugën apo të shkoj në restorant, po s’mundem, nuk më lënë të qetë” tha ai për Sky Sports.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kohët e fundit Mourinho po kërkon një apartament, por ai thotë se e ka të vështirë të jetojë pa familjen e tij, të cilën janë të vendosur në Londër.

“Për mua është katastrofë, sepse shpesh dua të eci pak vetëm, por njerëzit përqark nuk më lënë. E vërteta është se vajza ime mbush 20 vjeç javës që vjen, djali im do të jetë 17 pas disa muajsh. Por ata kanë jetën e tyre në Londër. Nuk mund t’i shkëpus. Për herë të parë po jetoj larg familjes”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?