Mourinho kërkon sulmuesin shqiptar, gati transferimi te Fenerbahce

Në Turqi e bëjnë të kryer rikthimin e Vedat Muriqit. Sulmuesi shqiptar përflitet të firmos me Fenerbahce-n.

Për këtë klubi turk duhet të paguajë te Majorka, që ka shpenzuar rreth 8 milionë euro për firmën nga Lacio. “Aksam” tregon se marrëveshja është mbyllur.

Muriqi shpërtheu pikërisht në Superligën turke. Ai është gati për transferimin e bujshëm për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Mourinho.

Në 112 ndeshje të Superligës turke, 30-vjeçari shënoi 37 gola dhe asistoi 14 të tjerë.

SHKARKO APP