Medon Berisha: Trajneri i ri na ka dhënë besim, tani luajmë më shumë futboll

Medon Berisha ka gjetur formën më të mirë në Itali, aty ku është pjesë e Lecce-s. Mesfushori ka hedhur pas krahëve dëmtimin dhe po shkëlqen nën urdhrat e trajnerit të ri, Marco Giampaolo.

Në një prononcim të dhënë në Itali, Berisha tregon se trajneri i ri ka ndryshuar situatën në ekip duke e ndihmuar që të tregojë vlerat e tij.

“Ndaj Lazio-s zhvilluam një paraqitje të mirë. Bëmë shumë mirë në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishim të bashkuar si një ekip i vërtetë. Treguam se mund të kishim barazuar ose fituar edhe me 10 lojtarë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i ri na ka dhënë shumë besim dhe qetësi. Atij i pëlqen që ekipi të luajë futboll, diçka që na kishte munguar. Tani luajmë më shumë futboll dhe të gjithë kërkojnë topin. Me Giampaolo-n ndihem më mirë për të treguar cilësitë e mia. Para se të kthehesha nga lëndimi, ai foli me mua dhe më tha se kishte besim duke më thënë shumë shpresë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Na paret një betejë sportive ndaj Como-s. Është një përballje direkte. Pas paraqitjes së mirë ndaj Lazio-s, e di se mund t’ia dalim për të marrë një rezultat pozitiv”, u shpreh Berisha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?