Mourinho nuk mbetet pa punë, merr drejtimin e skuadrës së Benficës

Pas eliminimit tronditës nga Qarabagu në Champions League, Benfica ka vendosur të shkarkojë trajnerin Bruno Lage. Presidenti Rui Costa e ka bërë të qartë vendimin mbrëmë, duke njoftuar se marrëveshja me Lage për ndërprerjen e bashkëpunimit ishte arritur menjëherë pas ndeshjes:

“Trajneri që do të vijë duhet të jetë fitues dhe të ketë aftësinë për të çuar skuadrën në nivelin e kërkuar,” – u shpreh Rui Costa, duke shtuar se brenda së shtunës, kur Benfica do të luajë në transfertë ndaj Avesit, pritet të ketë një emër të ri në stol.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive portugeze A Bola, emri i José Mourinhos është shumë pranë rikthimit në krye të “Shqiponjave”. Negociatat janë në fazë përfundimtare dhe firma mund të vijë sot, me mundësinë që tekniku portugez të drejtojë skuadrën që këtë fundjavë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mourinho, i cili vetëm pak javë më parë u largua nga Fenerbahçe pas eliminimit pikërisht nga Benfica në fazën para-eliminatore të Champions-it, duket se do të ketë një mundësi të dytë te klubi ku nisi karrierën si trajner kryesor në vitin 2000. Atëherë, ai drejtoi vetëm nëntë ndeshje kampionati përpara se të jepte dorëheqjen pas ndryshimit të presidencës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse gjithçka konkretizohet, “Special One” do të kthehet në stolin e Benficas pas plot 25 vitesh, me një mision të qartë: rikthimin e klubit në elitën e futbollit europian.

Ai do të përballet shumë shpejt edhe me një rival italian, pasi më 10 dhjetor në Lisbonë është programuar përballja Benfica–Napoli në fazën e grupeve të Champions League.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?