Mourinho thumbon keq Guardiolën: Po nuk ndryshove, je budalla!

Trajneri i njohur portugez José Mourinho ka dhënë një intervistë për televizionin Canal 11, ku ka shprehur shqetësimin dhe kritikat e tij ndaj transformimit të futbollit gjatë 25 viteve të fundit. I grumbulluar aktualisht me ekipin e tij Fenerbahçe në Portugali, “Special One” ka theksuar se sot në futboll nuk vlerësohet më ai që fiton, por ai që ndërton më mirë imazhin e vet në publik.

“Të jesh trajner sot është shumë më e vështirë. Loja ka ndryshuar, përgatitja është ndryshe, mediat kanë një rol qendror. Futbolli sot ushqehet me perceptime, jo me rezultate. Duhet të jesh i zoti në marrëdhënie me publikun dhe median”, tha Mourinho, i cili në moshën 62-vjeçare thotë se ndihet po aq i motivuar sa në fillimet e karrierës.

Mourinho nuk i kurseu kritikat as ndaj rivalit të vjetër Pep Guardiola, duke ironizuar filozofinë e tij të palëkundur: “Ka trajnerë që thonë: ‘vdes me idenë time’. Por nëse vdes me idenë tënde, je budalla. Duhet të përshtatesh me lojtarët që ke. Guardiola zëvendësoi Joe Hart me Bravo dhe pastaj me Ederson, vetëm që t’i qëndrojë stilit të vet”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në intervistën e tij, Mourinho u shpreh skeptik edhe për cilësinë e Premier League së sotme: “Në vitin 2004 shkuam unë dhe Benítez, të dy kampionë Europe. Sot vijnë trajnerë të panjohur që nuk kanë fituar asgjë. Preferohen ata që dinë të shiten mirë, jo ata që dinë të fitojnë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht se sezoni i parë me Fenerbahçen nuk solli tituj, portugezi është i vendosur të vazhdojë: “Nuk kam fituar, por dua të vazhdoj. Kam ende shumë për të dhënë”, përfundoi Mourinho.

Mourinho thumbon keq Guardiolën: Nëse vdes me idenë tënde, je budalla!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?