Mourinho zbarkon në Stamboll, zyrtarizimi me Fenerbahçe në orën 18:00, në stadiumin ‘Sukru Saracoglu’
Aktualitet Sporti E Diel, 2 Qershor 2024 17:37
Jose Mourinho ka zbarkuar pak pas mesditës në aeroportin e Stambollit, ku do të nisë një përvojë të re në krye të stolit të Fenerbahçes.
Portugezi pritet të prezantohet zyrtarisht si trajneri i ri i Fenerbahçes, në orën 18:00, në stadiumin ‘Sukru Saracoglu’.
🟡🔵 Şükrü Saracoğlu Stadyumu’nda anlık atmosfer.
— talkFENER (@talkFENER) June 2, 2024
Klubi turk ka bërë disa publikime për Mourinhon dhe ka raportuar mbërritjen e tij përmes një transmetimi të drejtpërdrejtë në kanalin e tij në YouTube.