Mourinho zbulon formacionin më të mirë që ka stërvitur në karrierën e tij

E përditshmja spanjolle “Marca” ka nisur kontaktet me trajnerë, ish-trajnerë dhe ish futbollistë, për të mësuar formacionin më të mirë me të cilin ata kanë luajtur, ndërsa dje ka qenë radha e portugezit Jose Mourinho që të stilojë 11-shen më të mirë mes qindra lojtarëve që ka stërvitur.

“The Special One” ka përdorur rreshtimin e tij të preferuar, 4-2-3-1, për të vendosur 11 më të mirët sipas tij, ndërsa vlen të theksohet se nga Interi i tripletēs më 2010-ën, portugezi ka përfshirë vetëm një futbollist, kapitenin zikaltër Javier Zanetti.

Një pjesë e madhe e formacionit më të mirë të Mourinhos, janë ish lojtarë të Chelsea-t, ekip që portugezi e ka drejtuar dy herë, me emra si Cech, Carvalho, Terry, Gallas, Lampard, Hazard e Drogba.

Nuk mungojnë as lojtarë që Mourinho i ka stërvitur gjatë kohës që drejtonte Realin e Madridit, duke filluar nga patrioti i tij Cristiano Ronaldo, e për të vijuar me Makelele dhe Mesut Ozil.

Marca, the 11 ideal of Mourinho. One is the Inter player: that's ...

SHKARKO APP