Muçi dhuron spektakël ndaj Galatasaray-t, por ekipi i tij humbet (VIDEO)
Ernest Muçi po kalon një formë fantastike në Turqi te skuadra e Besiktas. Këtë e ka treguar edhe në derbin kundër Galatasaray, e cila u fitua nga këta të fundit 0-1.
Futbollisti i Kombëtares shqiptare ishte titullar dhe qëndroi në fushën e lojës deri në vërshëllimën përfundimtare, duke dhënë shpesh spektakël me driblimet e tij sa herë që kishte topin në këmbë, për të vënë në vështirësi të mëdha prapavijën e miqve.
Për fatin e keq të tij dhe të Rashicës i cili ishte titullar në këtë duel, sfida u vendos nga një autogoli i Al Musrati që në minutën e dytë të sfidës, duke i dhënë Galatasaray-t fitoren.