Muçi gjen rrugën e rrjetës në Turqi, por Besiktasi i tij eliminohet nga Kupa (VIDEO)

Ernest Muçi rikthehet në një version spektakolar, por për fat të keq, spektakli i tij nuk i mjaftoi Beshiktashit, me këta të fundit që u eliminuan nga Kupa e Turqisë pas disfatës 1-3 në shtëpi përballë Goztepe-s.

Sulmuesi kuqezi zbriti në fushë si titullar, i mjaftuan vetëm 2 minuta lojë për të goditur traversën. Muçi ishte i papërmbajtshëm në këtë takim teksa provoi në çdo formë të gjente rrugën e rrjetës, por portieri dhe fati iu kthyen në pengesë.

Në minutën e 30-të, sulmuesi kuqezi u shkëput shpejt dhe me një goditje të saktë gjeti cepin e portën duke kaluar Beshiktas në avantazh.

Festa nuk zgjati shumë pasi tetë minuta më vonë, vendasit mbetën me 10-të lojtarë. Goztepe përfitoi nga epërsia numerike duke realizuar 3 gola që i dhuruan një biletë për në gjysmëfinalen e Kupës së Turqisë.

Beşiktaş 1-3 Göztepe | MAÇ ÖZETİ | Ziraat Türkiye Kupası Çeyrek Final | 03.04.2025

 

SHKARKO APP