Muçi humbet rast me portën e boshatisur në Turqi

Ernest Muçi sot ka humbur rastin e artë që të bëhej përsëri një protagonist dhe hero për tifozerinë e Besiktasit. Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka humbur një rast të pabesueshëm në pjesën e dytë të ndeshjes që skuadra e tij luante në transfertë ndaj Konyaspor.

Trajneri Solskjaer vendosi të aktivizonte Muçin në fillimin e pjesës së dytë dhe lojtari kishte shansin për të ndryshuar fatin e sfidës në minutën e 77-të, kur një pasim nga e djathta mbërriti te ai në shtyllën e dytë me portën bosh.

Por Muçi nuk u koordinua dhe tentoi të devijonte topin me gjoks në rrjetë, duke e çuar për fat të keq në duart e portierit kundërshtar. Një gabim që peshon shumë, duke llogaritur se ndeshja u mbyll me shifrat 1-0 për Konyaspor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Linku i rastit

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?