Muçi në super formë, për 22 ndeshje ka tejkaluar shifrat që kishte te Besiktas për 61 sfida

Ernest Muçi po kalon një formë të jashtëzakonshme te Trabzonsopor, duke tejkaluar shifrat që kishte arritur te Besiktas. Edhe pse te Besiktas pati minuta të shumta në dispozicion, Muçi nuk arriti kurrë shpërthimin e pritur.

Muçi zhvilloi 61 ndeshje me fanellën e Besiktasit, ku shënoi 11 gola dhe dha 3 asistime. Ndërkohë, me Trabzonsporin ka regjistruar 12 gola dhe 4 asistime në vetëm 22 ndeshje, duke e kaluar shifrën e golave të periudhës së tij të mëparshme në më pak se gjysmën e kohës.

Karriera me Besiktasin: 61 Ndeshje | 11 Gola – 3 Asiste

Swiss Digital Desktop Reklama

Karriera me Trabzonspor: 22 Ndeshje | 12 Gola – 4 Asiste

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshe nga periudha te Besiktas, ku aktivizohej shpesh në krahë, te Trabzonspor Muçi ka fituar liri të plotë në rolin e “numrit 10”. Performancat e tij kanë rritur edhe interesin për kartonin. Trabzonspor ka të drejtën e blerjes së plotë të lojtarit në fund të sezonit për 8.5 milionë euro, shumë që mund të paguhet në pesë këste. Nëse Muçi vijon me këtë nivel, drejtuesit e klubit pritet ta aktivizojnë pa hezitim këtë opsion.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?