Muçi në super formë sfidon ekipin e tij (Besiktasin) dhe pret ftesën nga Sylvinho

Ernest Muçi, i huazuar te Trabzonspori nga Beşiktaşi në fillim të sezonit, është përqendruar maksimalisht te sfida e fundjavës kundër ish-skuadrës së tij. Forma e tij mbresëlënëse me fanellën e Trabzonsporit e ka shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit në javët e fundit.

Mesfushori ofensiv shqiptar ka realizuar 5 gola në 3 ndeshjet e fundit të Superligës turke dhe synon të vazhdojë këtë ecuri edhe ndaj Beşiktaşit. Për 24-vjeçarin, i cili u largua nga klubi bardhezi mes kritikave dhe pakënaqësive, ndeshja e radhës ka një rëndësi të veçantë.

Gjatë dy sezoneve te Besiktasi, Muçi u aktivizua në 40 ndeshje të kampionatit, duke shënuar 7 gola dhe dhënë 3 asistime. Por te Trabzonspori duket se ka gjetur ritmin e duhur, duke hapur një kapitull krejt të ri në karrierën e tij. Me 5 golat e fundit, ai ka arritur tashmë sezonin e tij më të mirë në Superligën turke.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për herë të parë në karrierë, Muçi ka shënuar në tre ndeshje radhazi dhe synon ta vazhdojë këtë seri edhe në derbin e fundjavës. Performanca e tij pritet me interes të madh edhe nga Sylvinho, që me këtë ritëm me shumë mundësi do ta ftojë për sfidat e muajit mars.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?