Muçi: Sylvinho ka ndryshuar Kombëtaren, na ka bërë të ëndërrojmë

Ernest Muçi, sulmuesi i cili realizoi golin e tretë që vulosi fitoren ndaj Ishujve Faroe, u shpreh shumë i lumtur për këtë sukses dhe paraqitjen e tij me kombëtaren. Ai vlerësoi shumë trajnerin Sylvinho.

“Jam shumë i lumtur, 3 pikë të rëndësishme për rrugëtimin në Europian. Jam shumë i lumtur që trajneri më aktivizoi dhe që arrita të shënoj.

Mbas 4 ditësh do të rikthehem te klubi im. Ata e dinë se lufta për vendin e dytë është mes Polonisë dhe Shqipërisë. Shpresoj t’i mundim në shtator.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si ndihem në këtë skuadër? Ndihem shumë mirë, është një grup me çuna të mirë. Me shumë talent. Trajneri ka sjellë pasion, të gjithëve na bën të ëndërrojmë të futemi në Europian”, deklaroi sulmuesi i talentuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?