Muçi: Vazhdoj kështu, ndjej mbështetjen e trajnerit dhe klubit

Ernest Muçi po kalon një periudhë mjaft pozitive te Trabzonspor, duke u përshtatur shpejt me ambientin dhe kërkesat e klubit turk. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka realizuar deri tani 8 gola me fanellën e Trabzonsporit, duke u shndërruar në një nga pikat kyçe të repartit ofensiv.

Në një intervistë për Trabzonspor Magazine, Muçi ka folur për formën e tij të mirë, duke theksuar rolin vendimtar të trajnerit Fatih dhe mbështetjen që ka marrë prej tij dhe klubit.

“Ndjej qartë mbështetjen e trajnerit tonë Fatih dhe kjo më jep shumë besim. Falënderoj si trajnerin ashtu edhe klubin që më besuan, më zgjodhën dhe më mbështetën. Ky besim reflektohet drejtpërdrejt në fushë”, u shpreh Muçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sulmuesi kuqezi shtoi se liria që i jepet nga stafi teknik është një faktor kyç në paraqitjet e tij. Sipas tij, jo çdo trajner u krijon lojtarëve këtë hapësirë, veçanërisht në repartin ofensiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Trajneri ynë krijon hapësirë sidomos për lojtarët sulmues që të përdorin kreativitetin e tyre. Kjo të bën të ndihesh më mirë si psikologjikisht, ashtu edhe futbollistikisht. Bëhesh më i guximshëm dhe më produktiv në fushë”, përfundoi Muçi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?