FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona mposht vendin e fundit me 3 gola në pjesën e dytë

Barcelona regjistroi një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Real Oviedon me rezultatin e pastër 3-0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit spanjoll, e zhvilluar në stadiumin “Spotify Camp Nou”.

Pas një pjese të parë të ekuilibruar, katalanasit zhbllokuan rezultatin në minutën e 52-të, kur Dani Olmo realizoi një gol mjaft të bukur me një goditje të saktë, që përfundoi në rrjetë.

Vetëm pesë minuta më vonë, Raphinha dyfishoi shifrat, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes së Real Oviedos, ndërpreu topin dhe shënoi një gol spektakolar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dominimi i Barcelonës u konfirmua edhe në minutën e 73-të, kur talenti Lamine Yamal realizoi golin e tretë. Me këtë sukses, Barcelona shkon në kuotën e 52 pikëve dhe kryeson renditjen e La Ligës, ndërsa Real Oviedo mbetet në vendin e fundit, në pozicionin e 20-të, me vetëm 13 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?